10.3 C
New York
E martë, 28 Mars, 2023

Buy now

Pasojat e tërmeteve: Mbi 7 mijë të vdekur, 35 mijë të plagosur, e dhjetra të pastrehë

Në një pjesë të madhe të Turqisë dhe Sirisë veriore po vazhdojnë përpjekjet e nxjerrjes nga rrënojat e njerëzve që mbetën të ngujuar si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonin.

Deri tani, numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën në mëngjesin e së hënës ka shkuar mbi 7 mijë derisa numërohen edhe 35 mijë të tjerë të plagosur, raporton CBS News, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ndërkaq edhe pasgoditjet e tërmeteve, duke përfshirë një me magnitudë 5.7 që goditi të martën, e kanë bërë kërkimin për të mbijetuarit edhe më të rrezikshëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca në zonën e tërmetit.

Ndërsa nënkryetari i vendit, Fuat Oktay, u tha gazetarëve se 8,000 njerëz ishin nxjerrë nga rrënojat. Ai shtoi se ishin 20,000 njerëz që morën pjesë në ekipin e shpëtimit.

Përpos dhjetra njerëzve që humbën jetën, një numër i pallogaritshëm i qytetarëve kanë mbetur të pastrehë në kushtet e vështira të dimrit. /Reporteri.net/.

<p>The post Pasojat e tërmeteve: Mbi 7 mijë të vdekur, 35 mijë të plagosur, e dhjetra të pastrehë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,752FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles