12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Lajçak pas takimit me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, u dakorduan për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, në një darkë pune.

Ndërmjetësi evropian tha se se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive.

“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

Para këtij takimi, Lajçak palti një intervistë në Klan Kosova.

Ai tha se propozimi i BE-së i përmban gjithsej 11 pika, derisa versionet e propozimit të publikuara nëpër media deri tani tha se janë trillime, e jo të sakta.

Lajçak tha se komentet e Kosovës dhe Serbisë për propozimin janë marrë parasysh dhe janë përfshirë në plan, por shtoi se megjithatë filozofia e propozimit nuk do ndryshojë.

”Janë 11 pika. Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia”, deklaroi Lajçak në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajçak: Plani i BE’së përmban 11 pika, dokumentet që janë publikuar deri tash janë trillime

<p>The post Lajçak pas takimit me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles