13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Kurti iu ”ankohet“ gazetarëve: Ma keni zënë derën, nuk po mund të kaloj

Gazetarët kanë pasur rastin ta pyesin kryeministrin Kurti sot për zhvillimet e fundit. Por, ai është ankuar se po ia zënë rrugën.

Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që e pati mbrëmë rreth mesnatës me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lacjak. Gazetarët u përpoqën të marrin një përgjigje për ngjarjet e javës së fundit që lidhën me dialogun me Serbinë, pasi ai nuk është deklaruar publikisht.

Megjithatë, Kryeministri nuk ishte i kënaqur që gazetarët po e prisnin para derës së një hapësire ku ai qëndroi sot.

“Së pari nuk është mirë që ma keni zënë kështu derën sepse nuk mund të kalojë…”, ka thënë fillimisht Kurti, duke vazhduar të deklarohet rreth takimit me Lajcakun.

Kurti foli edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, që po kërkohet vazhdimisht implementimi i saj nga ShBa-ja dhe BE-ja.Ai u shpreh se një marrëveshje e tillë e nënshkruar para disa vjetëve nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti: Ka insistim nga ndërkombëtarët, por Asociacioni është e vetmja marrëveshje e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses

<p>The post Kurti iu ”ankohet“ gazetarëve: Ma keni zënë derën, nuk po mund të kaloj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy