Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në Podujevë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.
Policia bën të ditur se, i arrestuari është M.H, 34 vjeçar, i cili kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën vjedhje të rëndë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.
<p>The post Arrestohet një 34-vjeçar në Podujevë, ishte i dënuar me tri vite burg për vjedhje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>