8.9 C
New York
E diel, 2 Prill, 2023

Buy now

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti është vet-dorëzuar në polici.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

<p>The post Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Mitrovicë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,754FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles