5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të vendimeve të marra nga kabineti i tij. Projektligji për Liritë Fetare, ndarja e nga 50 eurove për punonjësit e sektorit publik, masat për furnizimin me energji janë disa prej tyre.

Qeveria Kurti sot ka mbajtur mbledhjen e saj të të 121-të, ndërsa Kryeministri ka publikuar 14 vendimet e marra sot.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Në mbledhjen e 121-të të Qeverisë:
Aprovuam Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, me 100 projektligje.

Për të ruajtur diversitetin e për të garantuar të drejtën e lirisë së fesë, miratuam Projektligjin për Lirinë Fetare.

Për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike miratuam ndarjen e shtesës prej 60 euro për muajin janar për stafin shëndetësor.

Miratuam ndarjen e shtesës prej 50 euro për muajin janar për sektorin publik.

Në qëllim të ngritjes së kapaciteteve energjetike, për organizimin e ankandit për panelet solare nga Ministria e Ekonomisë, miratuam bartjen e së drejtës së shfrytëzuesit në parcelat kadastrale në Komunën e Rahovecit.

Për ndërtimin e Parkut me Panele Solare për prodhim të energjisë elektrike me kapacitet prej 100 MË, miratuam kërkesën për shpronësim të pronave në Kryshevc të Obiliqit dhe në Fushë Kosovë.

Miratuam vendimin për masat emergjente në furnizim me energji.

Me synim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit në prodhimtarinë primare bujqësore, miratuam Projektligjin për Verërat.

Miratuam Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar.

Emëruam anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Për të ri-afirmuar pavarësinë institucionale dhe juridike të Akademisë së Drejtësisë, miratuam Koncept-dokumentin për Akademinë e Drejtësisë.

Emëruam kryetarin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Miratuam vendimin për shpronësim për projekte infrastrukturore në Komunën e Podujevës.

Miratuam nismat për marrëveshje ndërkombëtare me Qeverinë e Konfederatës Zvicerane, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

<p>The post Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles