Nga Qeveria e Kosovës thonë se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare për takim me kryeministrin Albin Kurti, nga Bashkimi Evropian.
Përfaqësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sonte pritet të ‘zbarkojë’ në Kosovë në një vizitë, siç duket, të paparalajmëruar.
Kjo pasi, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, tha se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare nga Lajçak për ndonjë takim me Kurtin.
“Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, ka deklaruar Kryeziu për Reporteri.net.
Për vizitën e Lajçakut në Kosovë nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se kjo duhet parë si përpjekje e vazhdueshme e Bashkimit Evropian për t’i bindur palët që ta pranojnë propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman të BE’së.
Chollet tha se, ndër të tjera, temë e bisedës ishte edhe kërkesa ndaj Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet, përcjell Reporteri.net.
Përpjekjet për pranimin nga të dy palët në dialog, të propozimit të BE’së, u intensifikuan në fillimvit, pas vizitës së pesë diplomatëve në Kosovë e Serbi.
Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas këtij takimi deklaroi se e pranon këtë propozim, pasi tha se do të ketë sanksione ndaj tyre nëse e bëjnë të kundërtën, kryeministri Albin Kurti është treguar më i tërhequr, duke mos e pranuar publikisht propozimin ende. /Reporteri.net/.
<p>The post Qeveria s’ka pranuar kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>