5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

“Po humbim kohë”, Lajçak për Asociacionin: Kosova vetë do ta hartojë e nënshkruaj, s’ka arsye të hezitojë

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një mesazh për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se Kosova nuk duhet të frikësohet nga themelimi i tij.

Lajçak ka përsëritur se Asociacioni nuk nënkupton një tjetër Republikë Srpska, dhe është diçka që do të hartohet e nënshkruhet nga vetë Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se madje Kosova veç po humb kohë duke rezistuar e shtyrë themelimin e tij.

“Nëse thotë një person që Republika Srpska është e mirë, ai është Dodik. Befasohem që njerëzit frikësohen nga diçka që nuk ekziston, e dyta ju vetë do ta formoni. Nuk do të imponohet. Kosova e ka rolin e barabartë në dialog si Serbia. Ajo që bashkëhartohet nga ju, edhe dakordohet nga ju. Nuk do të nënshkruani diçka më të cilën nuk pajtoheni. Kosova ka dërguar aplikacionin për Këshillin e Evropës. Mos u frikësoni nga diçka që ju do të hartoni. Jemi duke humbur kohë dhe për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju jeni bashkautor”, deklaroi Lajçak në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajçak tutje ka theksuar se Bashkimi Evropian është partner i Kosovës, dhe nuk vjen me kërcënime apo ultimatume në dëm të saj.

“Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioz dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”, tha Lajçak.

Ndër të tjera, ai foli gjerësisht edhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke shtuar se Kosova nuk humb asgjë, por vetëm fiton nëse dakordohet me propozimin.

“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë. Hapi një për mua është që të përqendrohemi në hapin e parë të marrëveshjes, nuk mund të kërkoni garancione për hapin pesë, pa e bërë hapin një”. /Reporteri.net/.

<p>The post “Po humbim kohë”, Lajçak për Asociacionin: Kosova vetë do ta hartojë e nënshkruaj, s’ka arsye të hezitojë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles