6.7 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

“Kurti s’po ftohet”, Krasniqi njofton se javën tjetër do të udhëtojë në SHBA për takime

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington, duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.

Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit, ku edhe do të takojë liderë botërorë.

Ai tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota.  Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniq në T7, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

<p>The post “Kurti s’po ftohet”, Krasniqi njofton se javën tjetër do të udhëtojë në SHBA për takime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles