10.3 C
New York
E martë, 28 Mars, 2023

Buy now

Identifikohen tri të dyshuarat që dyshohet se vodhën një telefon në Prizren

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Sipas njoftimit, dy prej grave që shihen në fotografinë e publikuar nga Policia janë të dyshuara dhe njëra vetëm dëshimtare.

Ato po dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Nga Stacioni Policor Prizren , janë publikuar fotografit e personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit. Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën”, thuhet në njoftim.

<p>The post Identifikohen tri të dyshuarat që dyshohet se vodhën një telefon në Prizren first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,752FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles