Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot Serbia tashmë po paguan “një çmim shumë të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Hill nuk bëri të ditur se për çfarë sanksione bëhet fjalë konkretisht, transmeton Reporteri.net.
“Ne e kuptojmë se Serbia ka një marrëdhënie historike dhe përvojë me sanksionet, por ajo ka filluar të paguajë një çmim shumë të lartë për përmbajtjen e saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë që u miratuan për të ndaluar sulmin brutal ndaj fqinjit të saj”, tha Hill para mediave në Serbi.
Kujtojmë se edhe një herë, Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e paprovokuar në Ukrainë.
Kjo e bën Serbinë si të vetmin shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
<p>The post Hill: Serbia veç ka filluar të paguajë “çmim të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>