5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Edhe Norvegjia i bashkohet dërgesave të tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Norvegjia do të kontribuojë në përpjekjet e aleatëve për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha një zëdhënës i Ministrisë norvegjeze të Mbrojtjes për CNN të mërkurën.

“Ne do të kontribuojmë,” tha zëdhënësi, duke shtuar se Norvegjia nuk ka publikuar ende detaje se sa tanke do të dërgojë ose afatin kohor për dërgimin e tankeve në Ukrainë, përcjell Reporteri.net.

Ndërsa, në lidhje me numrin e tankeve, CNN ka bërë të ditur se nuk mund të konfirmojë numrin total të tankeve Leopard 2 që do të dorëzohen, por premtimet e bëra nga shumë vende deri më tani nënkuptojnë se ushtria ukrainase është në radhë për të marrë dhjetëra tanke.

Dy gazeta me bazë në Oslo raportuan të martën se qeveria norvegjeze po shqyrtonte nëse do të dërgonte disa nga tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë, sipas Reuters.

Dagens Naeringsliv raportoi se Norvegjia mund të kontribuojë midis 4 dhe 8 nga 36 tanket Leopard 2 sa ka në total Norvegjia.

“Ne nuk dëshirojmë të komentojmë mbi këto diskutime apo ndonjë kontribut të vazhdueshëm apo të ardhshëm”, tha ministri norvegjez i mbrojtjes për CNN.

Kujtojmë se Gjermania tashmë e ka konfirmuar ndihmën për Ukrainën me tanke Leopard 2, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se numri i tankeve që do të dërgohen në Ukrainë do të jetë 14.

 

<p>The post Edhe Norvegjia i bashkohet dërgesave të tankeve Leopard 2 në Ukrainë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles