5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Dani Alves do të ndajë qelinë në burg, me një tjetër brazilian të quajtur Coutinho

Braziliani Dani Alves (39 vjeç) është pranuar që nga e hëna e kaluar në burgun Brians 2, pasi gjyqtarja Anna Marín, e gjykatës hetuese nr. 15 në Barcelonë, urdhëroi burg pa kusht për futbollistin, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një banjë në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Për momentin dihen pak detaje të qëndrimit të Alves pas hekurave, por këtë të mërkurë ‘El Periódico’ publikoi disa aspekte të ditëve të tij të para në burg dhe njëra prej tyre është mjaft e habitshme. Siç thuhet në informacionin e lartpërmendur, Dani Alves është duke ndarë një qeli me një bashkatdhetar brazilian, mbiemri i të cilit është Coutinho, i njëjtë me ish-lojtarin e Barçës tani me Aston Villa. I burgosuri, i akuzuar gjithashtu për një vepër seksuale, u zgjodh nga përgjegjësit e Brians 2 për të ndihmuar futbollistin që të përshtatet me jetën e tij të re.

Sipas vendimit të gjyqtarit për ta lënë pa kusht dhe hetimit të rëndësishëm nga Mossos d’Esquadra, gjithçka tregon se Alves mund të kalojë një kohë të gjatë në burg dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të përshtatet sa më shpejt me rutinën e rëndë që ekziston në Brians 2, i cili fillon aktivitetin në orën 8:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 22:00 kur dritat fiken në qeli.

Kujtojmë se Dani Alves ka punësuar pak ditë më parë avokatin Cristóbal Martell dhe mbrojtjen e futbollistit do ta ndajë me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e brazilianit. Se cila është strategjia që do të ndjekë mbrojtja do të shohim në ditët në vijim, pasi Alves kërkoi të dëshmojë sërish para gjyqtarit.

<p>The post Dani Alves do të ndajë qelinë në burg, me një tjetër brazilian të quajtur Coutinho first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy