13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Biden: Dërgimi i tankeve në Ukrainë nuk është kërcënim fyes për Rusinë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka folur në lidhje me mbështetjen prej 31 tankeve “Abrams” për Ukrainën.

Biden tha se ndihma ndaj Ukrainës nuk është një kërcënim fyes për Rusinë, ku tha se kjo ndihmë ka të bëjë vetëm që Ukraina ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. Të ndihmosh Ukrainën të mbrojë tokën ukrainase. Nuk është një kërcënim fyes për Rusinë. Nuk ka asnjë kërcënim sulmues”, tha Biden, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

Ai tha se trupat ruse duhet të kthehën në vendin prej nga kanë ardhur, në Rusi.

“Kjo luftë do të duhej përfundonte sot. Kjo është ajo që ne të gjithë duam, një fund për këtë luftë,” tha Biden.

Ai foli edhe për ndihmen që Gjermania ia ka dhënë Ukrainës me dërgimin e 14 tankeve Leopard 2, ku falëndeori kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili sipas Biden, është një zë I fortë për unitet.

“Unë i jam mirënjohës kancelarit Scholz për sigurimin e tankeve gjermane Leopard 2 dhe do të drejtoj një përpjekje për të organizuar kontributin evropian të dy batalioneve tankesh për Ukrainën. Dua të falënderoj kancelarin për udhëheqjen e tij dhe angazhimin e tij të palëkundur në përpjekjet tona kolektive për të mbështetur Ukrainë”, tha ai.

<p>The post Biden: Dërgimi i tankeve në Ukrainë nuk është kërcënim fyes për Rusinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy