Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova do të fitojë shumë dhe nuk do të humbë asgjë me propozimin evropian.
Ai tha se hapi i parë për të është që palet të përqendrohen tek hapi i parë i marrëveshjes.
“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë. Hapi një për mua është që të përqendrohemi në hapin e parë të marrëveshjes, nuk mund të kërkoni garancione për hapin pesë, pa e bërë hapin një”, ka thënë Lajçak në Klan Kosova, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Lajçak, më herët tha se plani evropian është më i miri për palët, Kosoën e Serbinë.
Ndërsa, sonte pritet që emisari special të ketë një darkë pune me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
<p>The post A humb apo fiton Kosova nga plani evropian, flet Lajçak first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>