KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter.
Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga Kanal10.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.
<p>The post Si shkak i barrikadave, KFOR-i dërgon ushqim bazës së tyre në veri me dy helikopterë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>