7.3 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Përfundon takimi me Escobar, deklarohet Haradinaj: Angazhimi serioz i Amerikës do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale

Ka përfunduar takimi i emisarit amerikan, Gabriel Escobar me krerët e partive opozitare në vend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimit kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar duke zbuluar detaje  nga takimi ku ishte prezent edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj ka thënë se se SHBA-të janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Kreu i AAK-së ka shtuar se beson që ky angazhim serioz i Amerikës do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

“Të dashur qytetarë,
Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.
Besoj se ky angazhim serioz do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.
Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep !”, shkruan ai.

Prezentë në takim ishin edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo është hera e tretë që Escobar mbledh në takim krerët e partive opozitare në Kosovë.

Gabriel Escobar ka arritur në fundjavë në Kosovë, ndërsa dje ka pasur takime me krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Vizita e emisarit amerikan zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku janë vendosur edhe barrikadat nga banorët serb lokal. Po ashtu, në ditët e fundit janë raportuar edhe shpërthime të ndryshme në veri dhe sulme me armë zjarri nga persona me maska. /Reporteri.net

<p>The post Përfundon takimi me Escobar, deklarohet Haradinaj: Angazhimi serioz i Amerikës do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles