7.3 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Nënoficerë të certifikuar sipas standardeve të NATO-s i shtohen FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar radhët e forcave të FSK-së me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s.

“Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje, ministri Mehaj ka shprehur mirënjohje për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Të hënën e 12 dhjetorit, ministri Mehaj ka njoftuar se ishte pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

<p>The post Nënoficerë të certifikuar sipas standardeve të NATO-s i shtohen FSK-së first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy