Fadile Dyla është emëruar sekretare e përgjithshme në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Dyla do ta ushtrojë këtë pozitë në katër vitet e ardhshme.
Fadile Dyla, vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka.
Ajo e mbante këtë pozitë që nga viti i kaluar si ushtruese e detyrës, prej kur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e pati marrë këtë vendim më 25 maj 2022.
Vendimi i saj pati ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.
<p>The post Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje emërohet sekretare e përgjithshme e MAShT-it first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>