13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Iluzione dëshpërimi, në Serbi nxjerrin video të Gjingjiçit kur kërkonte “rikthimin” e një mijë trupave serbe në Kosovë


Në një betejë për t’u treguar kush-më-i-pari se tjetri, skena politike dhe mediatike serbe u stërmbush me rrëfime se si Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është “i pari” që ka kërkuar “rikthimin” e një mijë trupave ushtarake serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.

Megjithatë, një qëllim shovinist të tillë, e kishte pasur më 2003 edhe ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiç, të cilën e artikulonte në një paraqitje televizive, raportoi media serbe “Nova.rs”, transmeton Reporteri.net.

“Po e kërkoj këtë, sa më parë të jetë e mundur, 10, 15 ose 20 ditë, të thuhet kur 1 mijë ushtarë dhe policë serbë do të mund të kthehen në Kosovë sipas Rezolutës 12/44. Le të thonë 1 mijë vite, por le ta thonë kur dhe ne do të veprojmë sipas asaj dhe të definojnë politikën tonë”, thoshte Gjingjiç atëkohë.

Forcat serbe kanë nënshkruar kapitullimin e tyre në Marrëveshjen e Kumanovës, ndryshe e quajtur edhe si marrëveshje tekniko-ushtarake si eufemizëm për t’ia bërë më të lehtë vetes “disfatën” e pësuar në vitin 1999.

Përndryshe, Aleksandar Vuçiç ka thënë se më 15 dhjetor do t’i kërkojë zyrtarisht NATO-s që të mund të “rikthejnë” një forcë prej rreth 1 mijë trupash serbe në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “kurrë më” nuk do të ketë forca serbe në territorin e Republikës së Kosovës./Reporteri.net/

<p>The post Iluzione dëshpërimi, në Serbi nxjerrin video të Gjingjiçit kur kërkonte “rikthimin” e një mijë trupave serbe në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles