13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

E konfirmon Kurti: Kosova këtë javë aplikon për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se BE është vend i paqes, barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik.

“Para një jave në Samitin e Tiranës me deklaratën e përbashkët BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Andaj aplikimi ynë në BE i përgjigjet premtimit që BE ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, por edhe përgjigjes të atij para një javë në Shqipëri. BE është vend i paqes barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti.

Kosova aplikon në BE, çfarë duhet të dimë?

<p>The post E konfirmon Kurti: Kosova këtë javë aplikon për anëtarësim në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles