5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Borrelli thotë se plani franko-gjerman tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borrell, ka deklaruar mbrëmë se propozimi për marrëveshjen Kosovë – Serbi tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

Në një konferencë për media, ku gjendjen në veri të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe ka folur për mundësinë që BE-ja të dërgojë më shumë trupa, Borrelli ka folur edhe për atë që në media njihet si plan franko-gjerman, duke thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

“Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Borrelli.

Ai ka rikujtuar se bisedimet bazohen në vendimin e OKB-së dhe se BE-ja është duke e implemtuar një detyrë që buron nga kjo organizatë.

“E kemi bërë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara me urgjencë. I njoftova ministrat me përmbajtjen dhe jam i kënaqur me përkrahjen e fuqishme që e mora nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që është duke e implementuar një detyrë të OKB-së, por tani është bërë propozim i 27 vendeve anëtare, jo vetëm propozim i imi por po bëhet propozim i 27 vendeve anëtare”, ka thënë kryediplomati evropian.

Borrell: BE’ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX’it në Kosovë, barrikadat duhet të largohen

<p>The post Borrelli thotë se plani franko-gjerman tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles