Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, ka pranuar vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komuna veriore.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se, si rrjedhojë, KQZ ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për mbajtje të zgjedhjeve.
“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor”, deklaroi Elezi.
Tutje, në këtë takim, Elezi tha se u dakordua për hartimin e planit për organizim të zgjedhjeve në afatin tjetër, që u përcaktua të jetë 23 prilli i vitit të ardhshëm.
“Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit. /Reporteri.net/.
Zyrtare: Zgjedhjet në Veri caktohen për datën 23 Prill
<p>The post Vendimi për shtyrje të zgjedhjeve, KQZ pezullon të gjitha aktivitetet e parapara first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>