5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Shqiptari ndalohet në aeroport, i gjenden djathë e mish në valixhe

Në bagazhin e valixhes që u kontrollua, një shqiptar kishte fshehur 15 kg produkte ushqimore, djathë lope dhe mish viçi, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Pasagjeri që mbërriti në aeroportin e Olbia-s nga Tirana, nëpërmjet linjës Roma Fiumicino, ka përfunduar në telashe.

Ai u ndalua për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia, përcjell albinfo.ch.

Ushqimet u sekuestruan, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen.

<p>The post Shqiptari ndalohet në aeroport, i gjenden djathë e mish në valixhe first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles