7.3 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

“ShBA i dënon sulmet ndaj Policisë dhe EULEX’it”, Hovenier: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj sulmit ndaj një patrulle të EULEX’it në veri të Kosovës.

Në reagimin e tij, ambasadori Hovenier tha se ShBA’të e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe sulmet tjera ndaj Policisë së Kosovës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Sulme të tilla, Hovenier tha se janë të paparanueshme.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier.

EULEX ka konfirmuar se në afërsi të Rudares, mbrëmë është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle vëzhguese të tyre.

Përmes një komunikate për media, EULEX njofton se nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale nga ky sulm, përcjell Reporteri.net.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në komunikatë. /Reporteri.net/.

<p>The post “ShBA i dënon sulmet ndaj Policisë dhe EULEX’it”, Hovenier: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë së Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles