Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE’ja nuk do t’i tolerojë sulmet e qytetarëve kriminelë serbë ndaj EULEX-it.
Përmes një reagimin, Borrell i dënoi këto sulme, si dhe tha se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen menjëherë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia”, deklaroi Borrell në Twitter.
Tutje, ai theksoi se do të vazhdojë koordinimi i EULEX-it me Kosovën, duke shmangur të gjitha daljet që çojnë deri te përshkallëzimi.
“EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, theksoi Borrell. /Reporteri.net/.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
All actors must avoid escalation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
<p>The post Pas 6 ditësh me shpërthime e maska në Veri, reagon Borrell: BE nuk toleron sulmet ndaj EULEX’it first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>