7.8 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Klubet e mëdha angleze dërgojnë ofertat e tyre për Gvardiolin, zbulohen detajet

Tri klube angleze raportohet se kanë bërë tashmë ofertat e tyre për Josko Gvardiol, i cili po tregon paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sipas “FootMercato”, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë klubet që kanë dërguar ofertat e tyre te Leipzigu.

Derisa Gvardiol është i fokusuar në Kupën e Botës, aty ku me Kroacinë është kualifikuar deri në gjysmëfinale, në prapaskenë agjenti i tij po punon për të ardhmen e tij.
Oferta e Manchester Cityt thuhet se është me vlerë mbi 100 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Kurse, ofertat e Manchester Unitedit dhe Chelseat janë midis 90-95 milionë euro.

Edhe Bayern Munich besohet se është shumë i interesuar për 20-vjeçari dhe ka planifikuar një takim me agjentin e tij.

Në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona janë klubet e interesuara.

Preferenca e lojtarit thuhet se është për të luajtur në Premierligë.

Ndryshe, Josko Gvardiol ka kontratë të vlefshme me Leipzigun deri më 30 qershor 2027.

<p>The post Klubet e mëdha angleze dërgojnë ofertat e tyre për Gvardiolin, zbulohen detajet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy