Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli i Sigurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku ka njoftuar se pas kësaj mbledhje Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 12:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, thuhet në njoftim.
<p>The post Këshilli i Sigurisë mblidhet pas tensioneve në veri, Kurti e Sveçla do të flasin pas mbledhjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>