12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Bislimi në Politico: Shpresojmë t’ia nisim shpejt procesit për arritjen e “Marrëveshjes Bazike” me Serbinë

Bislimi në Politico: Shpresojmë t’ia nisim shpejt procesit për arritjen e “Marrëveshjes Bazike” me Serbinë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, gjatë një interviste për “Politico”, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I autorizuari i kryeministrit Albin Kurti për dialogun, ka thënë se shpresojnë ta arrijnë një marrëveshje bazike me Serbinë dhe ky proces të nis shpejt.

Ai ka deklaruar se mund të quhet edhe traktat, poqë do t’i zgjidhte një mori të mosmarrëveshjeve në mes dy shteteve.

“Ne do ta quajmë këtë një traktat bazë – një traktat që mund të sjellë zgjidhje për shumicën e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo domosdoshmërisht do të thotë normalizim i plotë”.
Bislimi foli për dialogun, teksa në intervistë tregoi për aspiratën e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, problem është dhe dialogu, pasi pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

“Unë mendoj se vetë ideja për të pasur këtë hap të ndërmjetëm mund të jetë e mjaftueshme,” tha Bislimi, “për të treguar përkushtimin e palëve ndaj atyre vendeve skeptike – dhe për t’i çuar ato në rrugën e njohjes”.

Gjatë muajit dhjetor Kosova pritet të aplikojë për t’u anëtarësuar në BE.

<p>The post Bislimi në Politico: Shpresojmë t’ia nisim shpejt procesit për arritjen e “Marrëveshjes Bazike” me Serbinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles