6.7 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Ambasada e Italisë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, që kanë ndodhur në orët e fundit, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Ata i kanë dënuar ashpër këto sulme duke thënë se nuk justifikohen në asnjë mënyrë dhe si të tilla janë të dënueshme.

“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë fare justifikime. Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër.”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Ndryshe, mëngjesin e së dielës, EULEX-i konfirmoi se mbrëmë në afërsi të Rudares, është hedhur një granatë qorientuese në një patrullë zbuluese të EULEX-it, por që për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

EULEX konfirmon sulm me shok-bombë ndaj një patrulle të tyre në veri

<p>The post Ambasada e Italisë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles