13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Zgjedhjet në Veri, Presidenca e konfirmon takimin e Osmanit me krerët e partive politike

Pas incidenteve të fundit në veri dhe kërkesave për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar për takim krerët e partive politike parlamentare, kanë konfirmuar nga Presidenca e Kosovës.

Siç raportoi mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net, takimi i Osmanin me krerët e partive pritet të mbahet sot, në orën 14:30.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme  të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.

Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë.

Ditë më parë presidentja Osmani tha se vendimi për zgjedhjet është “çështje” ditës. /Reporteri.net

 

<p>The post Zgjedhjet në Veri, Presidenca e konfirmon takimin e Osmanit me krerët e partive politike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy