12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Zëvendëskryeministri italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tajani përmes një postimi në Twitter, ka treguar se me dy liderët ka biseduar për tensionet në veri, ndërsa iu ka kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme.

Ai thotë se tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në të gjithë rajonin.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka thënë se gjatë natës nuk janë raportuar incidente në veri të vendit dhe aktualisht gjendja është e qetë.

Policia e Kosovës: Aktualisht gjendja në Veri është e qetë

<p>The post Zëvendëskryeministri italian flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles