Enti Special në Shtime e ka njoftuar Policinë se një banor rezident i tij ka vdekur.
Policia ka njoftuar të shtunën se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
<p>The post Vdes një banor në Entin Special në Shtime first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>