13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Sot luhen dy çerekfinalet e fundit në Kupën e Botës Katar 2022

Pas dy ndeshjeve çerekfinaliste të para, të cilat dhuruan spektaklin më të mirë ndër vite, Kupa e Botës Katar 2022 vazhdon sot edhe me dy ndeshjet tjera të mbetura.

Maroku ndeshet me Portugalinë, nga ora 16:00, ndërsa Anglia dhe Franca ndeshen nga ora 20:00.

Maroku vjen super i motivuar, pas kualifikimit historik, ndërsa Portugalia, po ashtu ballëlartë, pas fitores së thellë prej 6-1 ndaj Zvicrës.

Ndeshje tejet interesante pritet edhe në mes të Anglisë dhe Francës, ku fituesi është vështirë të parashihet, shkruan Klankosova.tv.

Mbrëmë, Kroacia mposhti favoritin absolut, Brazilin, pas penalltive, ndërkohë që në penallti shkuan edhe Argjentina me Holandën, pasi këta të fundit barazuan rezultatin në 2-2 krejt në fund të lojës së rregullt. Argjentina fitoi 4-3 në penallti.

<p>The post Sot luhen dy çerekfinalet e fundit në Kupën e Botës Katar 2022 first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy