Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Radio Evropa e Lirë raporton aty janë parë burra të maskuar dhe gra.
Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.
Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Besim Hoti, por ai nuk ka dhënë detaje rreth këtyre raportimeve.
<p>The post Serbët lokalë mblidhen në Rudarë, pas raportimeve për një arrestim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>