13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Petkoviq telefonon Lajçakun: Sot në Jarinjë u arrestua ish-polici serb, “hakmarrje brutale” e Kurtit

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiq.

Sipas tij kjo është “hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti’. Këtë Ptekoviq thotë se ia ka thënë ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak, të cilin e ka telefonuar.

Ai ka thënë se Pantiq është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit kanë arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë“, ka thënë Petkoviq.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Siç raporton REL, rugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Krahas kësaj alarmi i sigurisë është ndezur në Veri të Mitrovicës.

<p>The post Petkoviq telefonon Lajçakun: Sot në Jarinjë u arrestua ish-polici serb, “hakmarrje brutale” e Kurtit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles