7.8 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Panik në Gjermani: Sulm me armë në një qendër tregtare, disa persona të marrë peng

Policia gjermane ka evakuuar ditën e sotem disa persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng.

Mediat gjermane raportojnë se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.

Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ende nuk i ka konfirmuar këto detaje, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.

Edhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve Striezelmarkt është mbyllur.

<p>The post Panik në Gjermani: Sulm me armë në një qendër tregtare, disa persona të marrë peng first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles