Ministri Armend Mehaj ka vizituar Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Finlandës, ku u prit nga rektori i saj, gjeneral Mika Kalliomaa.
Me këtë rast, ata biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkollimit të kuadrove të reja të ushtarakëve tê Ushtrisë së Republikës së Kosovës në këtë Universitet si dhe në përgjithësi sistemin arsimor të mbrojtjes finlandeze.
Njoftimi:
Ministri Mehaj me delegacionin e tij vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombêtare tê Finlandës
Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me delegacionin e tij vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku u prit nga rektori i saj, gjeneral Mika Kalliomaa.
Me këtë rast, ata biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkollimit të kuadrove të reja të ushtarakëve tê Ushtrisë së Republikës së Kosovës në këtë Universitet si dhe në përgjithësi sistemin arsimor të mbrojtjes finlandeze.
Gjithashtu u dakorduan që në vitin e ardhshëm të fillojnë me grupet e para të ushtarakëve për të vazhduar më pas edhe me gjeneratat tjera.
Me këtë, po vazhdohet fuqishëm zgjerimi i partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit bilateral si një ndër objektivat kryesor strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes.
<p>The post Ministri Mehaj me delegacionin e tij vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Finlandës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>