Lionel Messi foli pas ndeshjes për trajnerin e Holandës, Louis Van Gaal, me të cilin kishte një përplasje të premten mbrëma.
Kombëtarja argjentinase triumfoi pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kalimin për në gjysmëfinale.
Përballja u përshkrua edhe me tensione, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas përfundimit të saj.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit foli edhe për trajnerin holandez, i cili para ndeshjes kishte thënë se Messi nuk angazhohet në mbrojtje, kur Argjentina nuk e ka topin, teksa kishte synuar që të shfrytëzonte këtë.
“Ndihem i pa respektuar nga Van Gaal pas komenteve të tij para ndeshjes dhe disa lojtarë holandezë folën shumë gjatë lojës”, u shpreh ai para gazetarëve.
“Van Gaal thotë se ai luan futboll të mirë dhe më pas ai vendos të luajë me topa të gjatë”, tha Messi për taktikat e Van Gaalit.
“Ne e meritonim të kalonim dhe kështu ndodhi”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” do të takohet me Kroacinë.
<p>The post Messi për Van Gaal: Nuk më respektoj para ndeshjes, ai shitet se luan futboll të mirë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>