Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur takimin konsultativ me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Në takim po marrin pjesë të gjitha partitë politike përpos AAK-së, shkruan Reporteri.net.
Aty është parë i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.
Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë.
Ditë më parë presidentja Osmani tha se vendimi për zgjedhjet është “çështje” ditës. /Reporteri.net
<p>The post Edhe Kurti pjesë e takimit të Osmanit me partitë politike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>