Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.
Ai është shprehur mirënjohës ndaj këtij vendimi të Osmanit dhe zyrtarëve të partive politike, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Mirënjohës ndaj @VjosaOsmaniPRKS dhe zyrtarë të partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Grateful to @VjosaOsmaniPRKS and political party officials for their leadership & constructive engagement in postponing the upcoming elections in four northern municipalities in Kosovo. Read the full statement: https://t.co/pD4YLAhl6f
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 10, 2022
Shtetet e QUINT-it dhe Zyra e Be-së në Kosovë kanë mirëpritur vendimin për shtyerjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri, vendim ky që erdhi pas një takimi që presidentja e vendit Vjosa Osmani kishte sot me partitë politike, shkruan Reporteri.net.
Ata e kanë quajtur këtë vendim si konstruktiv dhe i cili avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë. Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit.
Vendimi i Presidentes udhëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e re.
Shtyerja e zgjedhjeve ishte kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, pas incidenteve të vazhdueshme që këtë javë ndodhën në veri të vendit. /Reporteri.net/.
<p>The post Ambasadori Hovenier mirëpret vendimin për shtyrje të zgjedhjeve në Veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>