Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për rrezikun e vazhdueshëm me të cilin ballafaqohen ekipi i gazetarëve gjatë raportimeve në Veri.
AGK ka dënuar shpërthimin që ndodhi në afërsi të ekipit të gazetarëve të RTV Dukagjinit, teksa po raportonin për situatën në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.
Mjeti shpërthyes plasë në afërsi të gazetares në Rudarë, publikohen pamjet e momentit të frikshëm
Reagimi i plotë:
<p>The post AGK: Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>