5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Syla i AAK-së i reagon Petkoviqit: Na trego datën, të pres unë me 100 bashkëIuftëtarë

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se është i gatshëm që bashkë me 100 bashkëluftëtarë të tij të përballet me ushtrinë serbe.

Në një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës  Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se për “ne ish-luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojt atdheun”.

“Krejt çka të mbetet Petkoviq veç me na tregu datën, të presim në kufi me 100 bashkëluftetarë të Pejës të cilët i përfaqësoj”, ka thënë ai.

“Numri besoj mjafton se edhe në luftë kështu kemi qenë me numra, po ju jeni frikacak. Për ne ish luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojtë Atdheun. Kurrë ma të gatshëm nuk na keni gjetë, se edhe ashtu nuk bëjmë ndonjë jetë luksi”, ka deklaruar Syla. “Çdo ditë po luftojmë me jetën”.

<p>The post Syla i AAK-së i reagon Petkoviqit: Na trego datën, të pres unë me 100 bashkëIuftëtarë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy