7.8 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

“Serbia e përdor Rezolutën 12/44 si ‘njeri prej kashte’, s’ka mundësi të dërgohen trupa serbe në Kosovë”


S’ka mundësi reale të dërgohen 1 mijë trupa serbe në Kosovë, ka thënë ish-Kreu i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, Momir Stojanoviç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas asaj që autoritetet serbe pretendojnë t’i referohen si Pika 4 dhe 6 e Aneskit 2 të Rezolutës 12/44, Stojanoviç thotë se ato forca do të mund të mbronin vetëm objektet fetare dhe kufitare, por edhe atë “vetëm me armë të lehta”.

“Nuk është realiste dërgimi i një mijë ushtarëve serb tash. Autoritetet e Beogradit me Aleksandar Vuçiçin, me vite thirren në Rezolutë 12/44, duke e quajtur ‘letër të vdekur’”, ka thënë ai për agjencinë serbe të lajmeve “Beta.rs”, përcjell Reporteri.net.

“Ndërsa tani që politika e Aleksandar Vuçiçit pësoi kolaps në Kosovë, po e përdor Rezolutën 12/44 si ‘njeri prej kashte’”.

Stojanoviç pati kritika të mëdha ndaj politikanëve, për të cilët tha, “njerëzit që po e ruajnë Kosovën e që s’kanë të bëjnë asgjë me Kosovën” si Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin, Petar Petkoviç dhe Lista Serbe.

“Në Kosovë, Beogradi instaloi njerëz të paditur dhe kriminel përmes Listës Serbe që vendosin për problemin më të madh me të cilin është ballafaquar Serbia për 100 vite”.

“Serbët e Kosovës nuk mund të përfaqësohen nga një Goran Rakiç, i cili prej elektricist bëhet doktor i shkencave ekonomike dhe profesor universitar”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq veprimet e qeverisë kosovare, ai i pa, me gjasë, në funksion të pëshpejtimit të arritjes së një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka mundësi që qëllimi të jetë përshpejtimi i marrjes së vendimit përfundimtar për Kosovën duke e përkeqësuar situatën në terren”, konsideron Stojanoviç./Reporteri.net/

<p>The post “Serbia e përdor Rezolutën 12/44 si ‘njeri prej kashte’, s’ka mundësi të dërgohen trupa serbe në Kosovë” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles