4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Njoftim i Policisë: Persona të armatosur sulmojnë patrullën në Zveçan, lëndohet një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën rreth orës 23:00 persona të armatosur me armë të gjata kanë sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës, ku ka marrë lëndime një pjesëtar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sulmi ka ardhur nga një veturë Audi me targa KM.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.

Pjesëtari i Policisë thuhet të ketë marrë lëndime të lehta, ndërsa vetura e policisë është dëmtuar konsiderushëm.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

<p>The post Njoftim i Policisë: Persona të armatosur sulmojnë patrullën në Zveçan, lëndohet një polic first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy