13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Këmbësoret që u goditën në Obiliq janë nënë e bijë, mjeku kujdestar thotë se gjendja e tyre është shumë e rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Obiliq, ku një automjet ka goditur dy këmbësorë.

Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, këmbësoret që u goditën janë nënë e bijë.

Bajgora ka deklaruar se gjendja e tyre është shumë e rëndë.

“Gjendja është shumë e rëndë. Janë nënë dhe vajzë”, tha Bajgora për Express.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, këmbësorët kanë lëndime të rënda dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

<p>The post Këmbësoret që u goditën në Obiliq janë nënë e bijë, mjeku kujdestar thotë se gjendja e tyre është shumë e rëndë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles