Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, teksa shton më tej se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.
Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.
— Albanian MEFA
(@AlbanianDiplo) December 8, 2022
Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.
Kujtojmë se Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të vitit 2020.
<p>The post Yuri Kim i afrohet fundit të mandatit, ende s’dihet kush do ta zëvendësojë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>