6.7 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq, raportohet për një të plagosur

Të enjten në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë, dhe për pasojë është plagosur një person.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, në këtë incident janë përdorur armë zjarri.

Policia e Kosovës është raportuar se nuk ka qenë në vendngjarje as gjysmë ore pas incidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur pjesëtarët e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Policia e Kosovës është instanca e parë intervenuese për sigurinë, EULEX-i i dyti dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.

Sipas informatave të qendrës shëndetësore lokale, në këtë incident ka mbetur i plagosur një punonjës i kompanisë Henderson, e cila transporton para për nevojat e bankave. /REL

<p>The post Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq, raportohet për një të plagosur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy