Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me rritjen e prezencës së Policisë së Kosovës në veri, me ç’rast tha se janë të përhapura në disa lagje në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Ministri Sveçla tha se nuk bëhet fjalë vetëm me prezencë të shtuar në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës Veriore, por në disa lagje të kësaj komune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ka të bëjë me disa lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, në disa lagje, pra jo vec në lagjen e boshnjakëve”, theksoi Sveçla në RTK.
Lidhur me kërkesën e ShBA’ve për shtyrje potenciale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit, Sveçla tha se këto kërkesa do të trajtohen me seriozitet maksimal.
“Me seriozistetin maksimal do të mirren parasysh edhe këto apele që vinë nga ShBA’ja”.
Tutje, ministri Sveçla la të hapur mundësinë e përkeqësimit të situatës në veri, si pasojë e grupeve kriminale, që, sipas tij, mbështeten nga Beogradi.
“Pse mund të përkeqësohet situtata e sigurisë në ketë zonë, është per shkak te akteve kriminale e herë herë terroriste të grupeve që kanë mbeshtetje të Beogradit”, njoftoi ministri Xhelal Sveçla. /Reporteri.net/.
<p>The post Sveçla: Policia janë në disa lokacione në veri, jo vetëm në Lagjen e Boshnjakëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>