Sot është bërë pranim-dorëzimin i librave me kulturë dhe histori Hebreje nga Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, donacion nga komuniteti Hebre i Kanadasë.
Ky projekt u vlerësua me shumë vlerë nga Kryetari i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova dr. Hysen Hyseni për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqiptarëve dhe Hebrenjëve.
Po ashtu është bërë e ditur se së shpejti edhe Biblioteka e FSK-së do të pasurohet me libra me kulturë dhe histori Hebreje.
“Për implementimin e këtij projekti falenderojmë oficerin kanadez z.Paul Mulhall, i cili në bashkëpunim me diplomatin tonë z.Donat Syla u angazhuan me Komunitetin Hebre në Kanada për mbledhjen dhe sjelljen e librave në Kosovë,si dhe z. Nick Israel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Falenderojmë z. Mentor Pllana-Drejtor i kompanisë Instabuilt Europe për sponsorizimin e këtij aktiviteti,po ashtu falenderojmë drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës z. Fazli Gajraku për bashkëpunim
Së shpejti edhe Biblioteka e FSK-së do të pasurohet me libra me kulturë dhe histori Hebreje”, thuhet në njoftim.
<p>The post Librat me kulturë dhe histori Hebreje i dhurohen Bibliotekës Kombëtare të Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>